Vendosni fjalën kyçe....

Sot diskutohet imuniteti i Berishës, PD-e Rithemelimit protestë te Kryesia e Kuvendit


Ditën e sotme priten zhvillime të rëndësishme në politikë pasi është dita kur Këshilli i Mandateve do shqyrtojë masën e sigurisë të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme për Sali Berishën.

Këshilli i Mandateve do mblidhet në orën 12:00 në selinë e Kryesisë së Kuvendit.

Partia Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha ka njoftuar protestë ditën e sotme përpara selisë së Kuvendit. Ata e quajnë anti-kushtetuese kërkesën e bërë nga Prokuroria e Posaçme.

Berisha ka paralajmëruar fillimin e mosbindjes civile duke argumentuar se shumica socialiste nuk respekton opozitarizmin në Shqipëri.

Në fillim SPAK kërkoi masën detyrim paraqitje dhe bllokim të daljes nga vendi për Berishën por që kjo masë nuk u respektua pasi ish-kryeministri e konsideronte masën heqje lirie dhe SPAK duhej të merrte leje nga Kuvendi.

Me mos respektimin e masës nga Berisha, prokurorët e SPAK e ashpërsuan atë dhe tashmë duhej të merrnin lejen e Kuvendit. Në masën e dytë, prokuroria e posaçme ka kërkuar arrest me burg/shtëpie bër Berishën.