Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon arrestimin, avokati i Berishës kërkon pezullimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve


Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj kërkon pezullimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Gjokutaj e kërkon pezullimin me argumentin se çështja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe thotë se mbledhja nuk mund të shqyrtohet deri në daljen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese. 

“Jemi vënë në dijeni të kërkesës që SPAK ka paraqitur pranë jush, me atë objekt që përshkruar. Faktikisht sikurse ne do të provojnë, me provat që ne kemi, në momentin që zhvillohet kjo seancë dëgjimi, në GJK është depozituar kërkesa në datën 14.12.2023, kërkesa e 1/5 të deputetëve drejtuar GJK, me objektin interpretimin përfundimtar të nëntit 73 pika 2, zgjidhjen konflikteve të kompetencave ndërmjet kuvendit, SPAK e GJKKO, sa i takon kufizimit të lirisë së deputetit në çdo formë. 

E kemi të noterizuar dhe ua paraqesim këtë kërkesë, në cilës të provës që anëtarët të njihen me faktin që është determinuat në lidhje me vendimmarrjen tuaj”, u shpreh ai.