Një person ka mbetur i plagosur sot në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur “Dollari ”,
Sipas informacioneve në drejtim të të plagosurit është qëlluar 4 herë me armë zjarri.
Sipas informacioneve autori ka qenë duke lëvizur me biçikletë ,kur dyshohet se ka qëlluar katër herë ndaj shtetasit, Aleksandër Curri 40-vjeç dhe më pas autori është larguar i qetë me biçikletë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
Deri më tani nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje. Raportohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.
“Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit”, njofton policia.