Vendosni fjalën kyçe....

U rizgjodh deputet në parlamentin serb, Begaj uron Shaip Kamberin


Presidenti Bajram Begaj ka uruar përfaqësuesin e shqiptarëve në parlamentin serb, Shaip Kamberin, për sigurimin e një tjetër mandati. Ai uron që Kamberi të shërbejë për të adresuar problematikat dhe të drejtat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Shaip Kamberi u rizgjodh si deputet në parlamentin serb, ndërsa Aleksandar Vuçiç u konfirmua si president i vendit.

“Urime Shaip Kamberi për rizgjedhjen në Parlamentin e ri të Serbisë.

Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.

Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!

Suksese”, shkruan Begaj.