Në dosjen e dërguar nga prokuroria e Elbasanit në gjykatë për vlerësim të masës së sigurisë, është interesante dhe dëshmia e Indrit Shaqes, i dënuari me burg përjetë që ishte në qeli me Arben Lleshin kur ndodhi vrasja.
Ndër të tjera ai tregon se gjatë qëndrimit në burg kishte marrë oferta prej 200 mijë euro për të helmuar Arben Lleshin.
Në letrat që i kanë ardhur tek sporteli i derës së dhomës shkruhej se do ia siguronin ata helmin që të kryente vdekjen e Arben Lleshit nëse do të ishte dakord.
“Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qënë në burg dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysëm më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajme 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ty ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakort në të dyja rastet i janë thënë se nëse je dakort na kthe përgjigje me letër.
Për këtë letër Shaqja ka njoftuar dhe Arben Lleshin e thotë se e dinte i gjithë burgu. Madje dhe një anonim i kishte dërguar letër Lleshit se për kokën e tij po paguheshin 200 mijë euro.
Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilin deklaroj se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë Krujë ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuste fenë ky i dënuar. Në Peqin ka qënë për 3 muaj në regjim të posacëm se ju kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po pagojnë 200 mijë euro”
Më 15 dhjetor 2023, nga plumbat e Sokol Mjacajt me të cilat u ekzekutua Arben Lleshi mbeti i plagosur dhe Indrit Shaqja.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja.com