Vendosni fjalën kyçe....

Australi, vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas përmbytjeve


Përpjekjet e shpëtimit në shtetin australian Queensland vazhduan edhe sot pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje në pjesët veriore të vendit.  Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar më shumë se 250 njerëz nga çatitë, ndërsa evakuimi i më shumë se 100 njerëzve nga zona Wujal Wujal pritet të përfundojë sot.

“Për sa i përket evakuimit të Wujal Wujal, aktualisht kemi parashikuar se mund të evakuojmë deri në 120 njerëz sot”, tha brigadieri Richard Peace në një konferencë të përbashkët për media në Brisbane me kryeministrin australian, Anthony Albanese.

Ai shtoi se operacionet e shpëtimit do të vazhdojë deri të mërkurën pasi edhe Forcat e Mbrojtjes Australiane janë dislokuar për të ndihmuar autoritetet lokale.

Albanese mbërriti në Queensland pasi përmbytjet shkatërruese shkaktuan dëme masive në disa pjesë të shtetit.

Kjo është një kohë e vështirë për banorët e Queensland që janë prekur nga përmbytjet”, tha kryeministri ndërsa qeveria e tij njoftoi gjithashtu 1.000 dollarë australianë (615 euro) për të rriturit dhe 400 dollarë australianë (246 euro) për fëmijët në zonat e prekura.