Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi i shmanget pyetjes për mospjesëmarrjen në protestën e Berishës: Fola për demonstrata kundër regjimit të Ramës


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në një prononcim për mediat u pyet për mosprezencën e tij në protestën e së hënës së thirrur nga opozita.

Bardhi iu shmang pyetjes duke u shprehur se “çdo protestë kundër regjimit të Ramës, ka pasur dhe do ketë mbështetjen time”.

 

Pse nuk morët pjesë në protestë?

Bardhi: Fola për vendimmarrjen e Këshillit të Mandateve.

Zoti Bardhi përse nuk ishte pjesë e protestës?

Bardhi: Ne duhet të jemi bashkë kundër regjimit të Ramës. çdo protestë kundër regjimit të Ramës, ka pasur dhe do ketë mbështetjen time.