Vendosni fjalën kyçe....

Ervin Bushati në SHBA, takon sekretarin Blinken: Partneriteti ynë me SHBA sot është më i fortë se kurrë


Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati ka zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Diplomati shqiptar u shpreh se “partneriteti ynë me SHBA sot është më i fortë se kurrë”.

Bushati ka zbardhur edhe mesazhin që Blinken ka dhënë për Shqipërinë, ndërsa thekson se në emër të kryeministrit Rama e ka ftuar për një vizitë në Shqipëri në vitin 2024.

“Në një vit me sfida kaq të mëdha, miqësia e Shqipërisë ka qenë një mbështetje e vyer për USA”, thuhet ndër të tjera në mesazhin që Blinken ka dhënë për vendin tonë.

“Partneriteti ynë sot më i fortë se kurrë.

Një pritje familjare dhe shumë miqësore me sekretarin Blinken.

Krenar për mesazhin e Sekretarit të Shtetit, sipas të cilit “në një vit me sfida kaq të mëdha, miqësia e Shqipërisë ka qenë një mbështetje e vyer për USA. Roli i qeverisë dhe Kryeministrit Rama në përballimin e sfidave ndërkombëtare flet qartë për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona”.

Në emër të KM Rama e ftova Sekretarin e DASH në Shqipëri në 2024”, shprehet ambasadori Bushati.