Vendosni fjalën kyçe....

FOTOT – Pamjet apokaliptike nga shpërthimi i vullkanit në Islandë


Pas javësh aktiviteti intensiv tërmetesh, një vullkan ka shpërthyer në gadishullin Reykjanes të Islandës jugperëndimore.

Rreth 4,000 njerëz u evakuuan më parë nga qyteti Grindavik dhe banja gjeotermale Blue Lagoon aty pranë u mbyll.

Shpërthimi e ktheu qiellin në portokalli në jugperëndim të Islandës dhe tymi prej tij mund të shihej nga Reykjavik, i cili është rreth 42 km në veri-lindje të vullkanit.

Gjatësia e çarjes në vullkan është rreth 3.5 km, me llavë që rrjedh me një shpejtësi prej rreth 100 deri në 200 metra kub në sekondë, sipas Zyrës së Meteorologjisë Islandeze.


VINI RE: Imazhet janë pronë intelektuale e Iceland/Reuters, Kristin Elisabet Gunnarsdottir/AFP, Iceland Police Department/Getty Images, Icelandic Coast Guard/Reuters, @zwyzszejperspektywy/Reuters, Anton Brink/EPA, Kristvin Guðmundsson, Icelandic Coast Guard/Reuters, marrë nga BBC