Vendosni fjalën kyçe....

Çështja Beleri, SPAK kontrollon telefonin e Kokaveshit, u premtonin qytetarëve letra greke: Nga këto biseda do të digjesh ti


Në seancën e radhës në procesin ndaj Alfred Belerit, SPAK gjatë leximit të provave shkresore, i tha gjykatës se nga ekspertimi i telefonit të bashkëpandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi është zbuluar një grup në aplikacionin whats up i quajtur “Himara ime je ti”. Në këtë grup sipas prokurorisë, ka biseda rreth ndihmesës që do ti ofroheshin qytetarëve të Himarës dhe zona përreth ndër to edhe për sigurimin e “letrave greke”.

Madje në një bisedë, Beleri i ka tërhequr vëmendjen Kokaveshit me fjalët: “Çfarë janë këto biseda, nga këto do të digjesh ti! Por avokatët e Belerit i kundërshtuan leximet e SPAK, dhe sipas tyre nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit dhe bisedat janë kryer më herët se sa të kryhej vepra penale, madje telefoni ka qenë në pronësi të nënës së Pandeli Kokaveshit. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancën e së martës pasi ndodhej në Greqi për të kryer një ndërhyrje në zemër.

Fredi Beleri nuk ka pranuar të dorëzojë kodin e telefonit. Kjo është bërë e ditur nga prokuroria në seancën e sotme ku u paraqitën provat shkresore. Nisur nga ky fakt prokuroria nuk ka ekspertuar dot telefonin e tij por të Arsen Ramës (bashkëpunëtorit) ku janë gjetur thirrjet dhe komunikimet me të.