Manchester City ka kaluar në finale të Kupës së Botës për Klube, garë në të cilën po merr pjesë për herë të parë.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi sonte në gjysmëfinale ndaj skuadrës japoneze, Urawa Reds.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah të Arabisë Saudite, përfundoi me rezultatin 0:3.
Marius Hoibraaten (45+1’ autogol), Mateo Kovacic (52’) dhe Bernardo Silva (59’) shënuan golat e fitores për kampionët në fuqi të Evropës.
Manchester City në finale do të takohet me skuadrën braziliane, Fluminense.
Finalja do të zhvillohet më 22 dhjetor.