Vendosni fjalën kyçe....

“Mufka” e Baton Haxhiut vë në siklet biznesmenin Samir Mane


Një deklaratë surprizë e gazetarit Baton Haxhiu duket se ka shkaktuar jo pak siklet.

Ndërsa diskutohej në studion e Opinion TV-Klan mbi fatin e Berishës dhe kupolës drejtuese të opozites Baton Haxhiu u shpreh se sipas tij Samir Mane do ishte një kandidat ideal për lider të opozitës.

“E vetmja figurë, e cila në një farë mënyre e ka një një farë kredibiiteti, që është jashtë partisë demokratike, që njerzit duhet ta mendojnë si të djathtë, edhe që është figurë që jep njëfarë shprese, nuk e di në është mirë të përmend emra, por është Samir Mane. Kush do të ishte njeriu i të djathtës?– u shpreh Haxhiu.

Menjëherë pas kësaj deklarate të Haxhiut ka ndërhyrë i pari moderatori Blendi Fevziu, i cili e kapi në ajër se sa paragjykim dhe kosto mund të sillte kjo deklaratë e tij.

Fevziu u shpreh se Mane as e ka ndërmend t’i futet “detit në këmbë” sepse është mirë e bukur kështu sicc është.

Por duket se kjo deklaratë ka shkaktuar habi dhe siklet dhe te vet Mane i cili mund të ketë ndërhyrë te miqtë dhe ortakët e vet në Klan për të hequr lajmin e këtij televizioni ku theksohej deklarata e Haxhiut.

 

 

Në kohë rekord lajmi është asgjesuar, duke lënë një gjurmë të “sëkëlldisë” që shkaktoi deklarata e Baton Haxhiut, ndonëse ky i fundit theksoi se ishte mendimi i tij krejt personal dhe pa lidhje me ndonjë dijeni apo plan të biznesmenit të njohur. / Hashtag.al