Partia Demokratike zyrtare, ka depozituar në Kuvend nismën me propozimin që deputetët të lënë imunitetin brenda 5 ditëve që marrin mandatin.
Në një deklaratë për shtyp, Sekretari për Reformën Zgjedhore, njëherazi përfaqësuesi ligjor, Rezart Kthupi, sqaroi se projektvendimi për ndryshimin e rregullores së kuvendit krijon bazën ligjore që deputetët brenda 5 ditësh nga miratimi i propozimit dhe brenda 5 ditësh nga fillimi i legjislaturës të depozitojnë pranë kryetarit të kuvendit një deklaratë me shkrim me të cilën heqin dorë nga procedurat parlamentare për heqjen e imunitetit.
Kjo sipas tij do i hapte rrugën institucioneve të drejtësisë në marrjen e masave daj deputetëve kur ndaj tyre ka hetime penale.