Vendosni fjalën kyçe....

PL propozon 11 masa për ulje e heqje taksash në Tiranë, Blushi: Përfitimi për qytetarë e biznese 50 milionë euro


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi prezantoi sot 11 masa për heqje e ulje taksash e tarifash në bashkinë Tiranë. Sipas tij, përfitimit për qytetarët e bizneset kap masën e 50 milionë eurove.

Ai i bëri propozimet gjatë Asamblesë së të Zgjedhurve Vendorë të Partisë së Lirisë.

11 masat që propozoi Blushi

Anulimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për zonat malore,

Anulimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet që legalizohen

Anulimi i taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore.

Anulimi i kontributit të subjekteve private me fondin social në lekë duke kaluar në kontribut me m2

Reduktim të tarifës për zënien e hapësirave publike, nga 200 – 1500 lekë/m2 që është aktualisht, në 100 – 750 lekë/m2

Ulje me 50% të tarifës së parkimit publik.

Reduktim të çmimit aktual të ujit për abonentët familjarë, nga 65 lekë/m3, në 45 lekë/m3.

Ulje me 50% të nivelit të taksës së tabelës për efekt reklamimi në formën elektronike, nga 90 mijë lekë m2/vit që është aktualisht, në 45 mijë lekë m2/vit.

Ulje të nivelit të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga 8% që është aktualisht, në 2 deri 4% të vlerës së investimit.

Përgjysmim të tarifës së pastrimit për bizneset

Reduktim të tarifës për marrjen e një leje punimi, nga 1% të investimit për leje ndërtimi që është aktualisht, në 0.5% të investimit

Masat e plota të propozuara nga Blushi i lexoni këtu: PROPOZIMET