Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti i fortë godet Kinën, 118 viktima


Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi një rajon të largët dhe malor në skajin verior të rrafshnaltës Qinghai pak para mesnatës të së hënës, duke vrarë të paktën 118 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë, sipas mediave shtetërore kineze.

Autoritetet kanë mobilizuar me shpejtësi forcat e emergjencave civile pasi tërmeti shkatërroi rrugët dhe infrastrukturën, shkaktoi rrëshqitje dheu dhe gjysmën e një fshati groposi në baltë. Por puna e shpëtimit ka rezultuar sfiduese në temperaturat nën zero, me shumicën e Kinës që po përballet me kushte nën ngrirje pasi një valë e fuqishme e ftohtë përfshiu të gjithë vendin.

Tërmetet janë të zakonshme në provincat perëndimore si Gansu, të shtrirë në kufirin lindor të rrafshnaltës tektonikisht aktive Qinghai-Tibetan. Tërmeti më vdekjeprurës i Kinës në dekadat e fundit ishte në vitin 2008 kur një tërmet me magnitudë 8.0 goditi Sichuanin, duke vrarë afro 70,000 njerëz.