Vendosni fjalën kyçe....

Trajneri i Juventusit dënohet për mosrespektim ndaj gjyqtarëve


Massimiliano Allegri protestoi ashpër kundër Davide Massa brenda dhomës së gjyqtarëve të premten dhe për këtë arsye është dënuar me gjobë prej 10 mijë eurosh.

Italiani ishte i pakënaqur me Massa, i cili kishte injoruar apelin për penallti të Juventusit, për një lojë me dorë të Mattia Bani dhe se nuk i ndau një karton të kuq direkt Ruslan Malinovskyit, për një ndërhyrje ndaj Kenan Yildiz

Megjithatë, pas fishkëllimës së fundit, Allegri shkoi shumë larg dhe “nuk e respektoi” gjyqtarin Massa dhe gjyqtarët e VAR-it brenda dhomave të zhveshjes të tyre.

Incidenti doli në dritë sot kur nga Gjyqtari Sportiv u njoftua për një gjobë prej 10,000 eurosh për trajnerin e Juventusit.

Është raportuar se Allegri ka hyrë në dhomën e gjyqtarëve dhe ka protestuar “fillimisht me qetësi” dhe më pas në mënyrë “mos-respektuese”, duke fajësuar Massa dhe VAR-in.

Për këtë arsye atij iu kërkua të largohej nga dhoma.