Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi do votojë për heqjen e imunitetit të tij, Berisha për protestën: Do të jem edhe në sallë, edhe jashtë


Ndërsa nesër në Kuvend, në pikën e parë të rendit të ditës është votimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, nga ana tjetër opozita ka njoftuar protestën e radhës.

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se kjo protestë nuk do të ndalë deri në rrëzimin e qeverisë. Ai shtoi më tej se ditën e nesërme ai do të jetë “kudo, edhe në sallë, edhe jashtë saj”.

“Kompleksiteti i rrethanave, vetëm një pjesë të atyre që duan të protestojnë, i lejon të vijnë. Ne e kemi shumë të qartë. Për ne me rëndësi është që nisin tani për të mos i ndal më deri në ditën e fitores. Ku do jem unë atë ditë? Kudo!

Në sallë, jashtë salle, te qytetarët, kudo! Ju e patë për herë të parë në histori, kërkesa për heqje imuniteti u shoqërua me 0 prova! 

Të garantoj se as në vendet diktatoriale nuk ndodh. Nuk paraqitën sepse nuk kanë asgjë dhe kanë vetëm trillime. Nga hetimi 3-vjeçar i një procesi 15-vjeçar, vepra e vetme penale është kthyer nga Rama… asnjë tjetër’, tha Berisha duke iu referuar ndryshimit të destinacionit të ish-kompleksit “Partizani”.