Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan është treguar kritik ndaj vendeve që nuk kanë reaguar për sulmet ndaj palestinezëve.
Erdogan ka theksuar se është një turp për njerëzimin dhe për shumë vende që po shohin sulmet barbare, masakrat dhe plaçkitjet e Izraelit dhe nuk kanë asnjë qëndrim.
“Historia do të gjykojë ata që janë përgjegjës për shkaktimin e këtij imazhi të neveritshëm, ata që u përpoqën ta legjitimojnë atë dhe ata që mbyllën sytë”, ka thënë ai.
Sulmet ajrorë dhe tokësore izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori vranë të paktën 19,667 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe janë plagosur të paktën 52,586 njerëz.