Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se marrëveshja me për emigrantët me Italinë është një shembull solidariteti që po merret si shembull edhe nga vende të tjera.
Teksa opozita e ka çuar në Kushtetuese këtë marrëveshje, Balla tha se shpreh bindjen që gjykata do e vlerësojë brenda një kohe të shkurtër siç e parashikon ligji që të niset me zbatimin e marrëveshjes.
“Shembull solidariteti me qeverinë italiane, ky model po merret si shembull për tu zbatuar nga gjitha vendet e tjera anëtare apo ato që aspirojnë të bëhen anëtare të BE. Të jesh pjesë e BE nuk mjafton, tu gëzohesh vetëm përfitimeve që vijnë nga procesi. Duhet të marrësh angazhime dhe përgjegjësi. Me këtë strategji morën përgjigje gjithë ata skeptik që e panë si marrëveshje në një farë mënyrë trajtimi Shqipërinë si një vend të dorës së dytë. Jemi vend partner, është transformuar duke u kthyer në Europën e Ballkanit. Shpreh bindjen se GJK do të vlerësojë në një kohë të shkurtër siç e ka kompetencë për të filluar zbatimin e marrëveshjes”, tha Balla.