Vendosni fjalën kyçe....

Plas sherri në qendrën e azilkërkuesve në Angli, grushte e karrige kokës


Në momentin që azilkërkuesit godasin njëri-tjetrin dhe hedhin karrige teksa shpërthen përleshja në mensën në bazën e ish-RAF që strehon më shumë se 400 emigrantë

Dhuna shpërtheu mes disa azilkërkuesish që jetojnë në një ish-bazë ushtarake në Angli. Burrat u përplasën me grushte e karrige në mensën e bazës ushtarake “Ëethersfield” në Essex ku ata janë vendosur. Disa mund të shihen duke u përpjekur të ndërpresin sherrin, ndërsa të tjerët shikojnë.

Emigrantët e parë mbërritën në aeroport në korrik dhe tani aajo mban 430 persona.

Azilkërkuesit e vendosur në qendër organizuan kohët e fundit një protestë për kushtet ‘si burgu’ në bazë, duke u ankuar se nuk kishin qasje te mjekët, të ftohtit dhe krevateve të këqij.