Vendosni fjalën kyçe....

Shkodër, ra aksidentalisht në gropën e qymyrit, gjenden mbetjet kockore të një 67-vjeçari


Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku dyshohet se një 67-vjeçar ka rënë aksidentalisht në një gropë ku digjej qymyr.

Policia bën me dije se rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit Q. L.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se i moshuari  ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.