Vendosni fjalën kyçe....

Vettingu në Policinë e Shtetit, konfirmohet në detyrë Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër


Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, Ndue Doçi kaloi vettingun duke u konfirmuar në detyrë nga AMP. 

Në seancën publike trupi gjykues tha se hetimi i tij u bë në tri kriteret, pastërtinë e figurës, profesionalizëm dhe kriterin e pasurisë, ku vlerësimi ka qenë pozitiv.

Trupa e Vlerësimit përbëhej nga Suela Bulku, Kryesuese, dhe relatori Arben Sefaj e anëtarja Denisa Sina.

Kujtojmë që më 18 dhjetor u konfirmua në detyrë edhe Kreu i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj. Ndërkohë, një tjetër drejtues do të kalojë në ‘sitë’ gjatë kësaj jave.