Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës para parlamentit, 800 forca policie në terren


Rreth 800 forca policie janë në terren për protestën e paralajmëruar nga opozita para seancës ku pritet të miratohet vendimi i Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Berisha dhe hapjen e rrugës për arrestimin e tij, të kërkuar nga SPAK.

Kryetarja e Kuvendit Nikolla ka mbërritur në parlament rreth dy orë para nisjes së seancës.

Të gjitha seancat e fundit në parlament janë shoqëruar me rrëmujë e kaos si brenda sallës ashtu edhe jashtë saj.

Deputetët e opozitës protestojnë prej kohësh pasi kërkojnë t’i jepet e drejta për komisionet hetimore parlamentare për të hetuar kryeministrin Rama.

Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e deputetëve të opozitës për pezullimin e arrestimit të Berishës.