Pas seancës plenare, ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua mbështetësve të opozitës të mbledhur para Parlamentit.
Berisha theksoi se përgjatë dy viteve, opozita shqiptare rezistoi kundër asaj që ai e quan agresionin e mafies ndërkombëtare që do një Shqipëri moniste, protektorat të krimit dhe narkoshtetit.
“Opozita shqiptare rezistoi, u ngrit mbi të gjitha pushtetet e krimit në Shqipëri. U ngrit mbi të gjitha agresionin e mafies ndërkombëtare që do një Shqipëri moniste, protektorat të krimit dhe narkoshtetit.
U ngrit dhe i kalli datët regjimit të Edi Ramës. Ndaj edhe ata, në një përpjekje fund e krye antiligjore dhe antikushtetuese, të bazuara në shpifjen e mijëra dokumenteve qeveritare mendoi se duke vepruar si sot do të mund të bien në qetësi. Misioni i tyre kryesor është o sot o kurrë të përmbysim narkodiktaturën.
Ju jeni dëshmitar se prej muajsh kemi denoncuar me fakte dhunimin e tmerrshëm të zgjedhjeve. Shqiptarët të mos mendojmë se me Edi Ramën do të kenë zgjedhje”, u shpreh Berisha.
Ne do të dokumentojmë para shqiptarëve batërdinë që Edi Rama bëri me qytetarët e këtij vendi. Qëllimi ynë madhor është se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ne kemi dokumentuar me fakte vjedhjen e paimagjinueshme të Ramës dhe të familjarëve të tij.