Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë duhet ditur për skandalin me skena seksi në dhomën e dëgjimit të Senatit amerikan


Capitol Hill u trondit gjatë fundjavës nga qarkullimi i një videoje eksplicite të dy burrave që me sa duket kyenin marrëdhënie seksuale në një sallë të Kongresit.

Klipi pornografik prej tetë sekondash, i postuar për herë të parë të premten në mbrëmje nga faqja Daily Caller, thuhet se u zbulua nga një bisedë private në grup për meshkujt homoseksualë në politikë.

Raporti, i cili nuk përmendi emrat e pjesëmarrësve dhe fshehu një fytyrë që shfaqej në video, pretendonte se ishte një punonjës i Kongresit në kasetën seksuale dhe identifikoi vendin ku u filmua si Dhoma 216 në ndërtesën e Zyrës së Senatit Hart.

The Spectator, një revistë konservatore britanike, raportoi disa orë më parë se një punonjës i paidentifikuar i senatorit Ben Cardin kishte shpërndarë publikisht një seri fotosh dhe videosh të pahijshme të tij duke u përfshirë në akte seksuale në “të ashtuquajturat sallat e shenjta” të Kongresit. Përshkrimi i një fotografie në veçanti kishte ngjashmëri me videon e shpërndarë më vonë nga Daily Caller.

Lajmi mori menjëherë vëmendje në mediat konservatore. Ndërsa hollësitë mbeten të paqarta, mediat përfshirë New York Post dhe Washington Examiner e identifikuan punonjësin si Aidan Maese-Czeropski, një ndihmës i Senatorit Cardin.

Në një deklaratë për Politico të premten mbrëma, zyra e Cardin tha: “Aidan Maese-Czeropski nuk është më i punësuar nga Senati i SHBA-së”.

Ajo shtoi: “Ne nuk kemi komente të mëtejshme për këtë çështje të personelit.”

Cardin, i cili ka kaluar gati katër dekada në Kongres, njoftoi në maj planet e tij për të dalë në pension vitin e ardhshëm.

Maese-Czeropski, e cila besohet të jetë 24 vjeç dhe nuk i është përgjigjur një kërkese për koment nga TIME, postoi në LinkedIn të shtunën ku shkroi: “Kjo ka qenë një kohë e vështirë për mua, pasi jam sulmuar për atë që dua të ndjek. Ndërsa disa nga veprimet e mia në të kaluarën kanë treguar gjykim të dobët, unë e dua punën time dhe kurrë nuk do tregoja mungesë respekti për vendin tim të punës. Çdo përpjekje për të karakterizuar veprimet e mia ndryshe janë të fabrikuara dhe unë do gjykoj se cilat mundësi ligjore janë në dispozicion për mua për këto çështje.”

Policia e Kapitolit ka thënë për mediat se po heton se çfarë ka ndodhur në sallën e dëgjimit. Avokati Jonathan Turley, një analist ligjor i Fox News dhe profesor i drejtësisë në Universitetin “George Washington”, spekuloi në blogun e tij personal se akuzat e mundshme penale mund të përfshijnë shkelje, ekspozim të pahijshëm ose keqpërdorim të pronës publike. Ndërkohë, incidenti ka shkaktuar një sërë talljesh dhe zemërimi, veçanërisht në mesin e konservatorëve në mediat sociale.

Duke iu përgjigjur raporteve se akti i turpshëm ndodhi ku Senatorja demokrate Amy Klobuchar ulet në dhomën e dëgjimit në fjalë – një dhomë që ka pritur gjithashtu seancat dëgjimore të komisionit të 11 shtatorit 20 vjet më parë, dëshminë e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey ndaj Donald Trump në vitin 2017, si dhe disa seanca konfirmimi për kandidatët e Gjykatës së Lartë, duke përfshirë Sonia Sotomayor dhe Brett Kavanaugh.

Madison Cawthorn, një ish-punonjës i Kongresit, i kthyer në Kongresmen me një mandat, i cili pretendoi në vitin 2022, përpara se të humbiste mundësië për rizgjedhje, se Uashingtoni është i mbushur me “perversion seksual”, shkroi në X: “A nuk ju thashë”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Time