Grupet e armatosura palestineze refuzojnë çdo bisedim për shkëmbimin e të burgosurve dhe robërve, pa përfunduar “agresioni” izraelit në Gaza.
Kështu është bërë e ditur sipas një deklarate të publikuar nga Hamasi, raporton Al Jazeera.
“Ekziston një vendim kombëtar palestinez që nuk duhet të flitet për të burgosur apo marrëveshje shkëmbimi, përveçse pas një ndërprerjeje të plotë të agresionit”, thuhet në deklaratë.