Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi i hoqi imunitetin, Berisha: Parlamenti votoi në kundërshtim me çdo procedurë ligjore


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Kuvendit, që i hoqi imunitetin e deputetit, duke iu përgjigjur kërkesës së SPAK, që kërkon arrestimin e tij.

“Sot parlamenti antikushtetues, antidemokratike, votoi në kundërshtim me çdo procedurë ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. 

Sot parlamenti vazhdoi veprën që dështoi më 9 shtator, dy vite më parë. 

Por nëqoftëse dështoi më 9 shtator, ju garantoj se sot do të jetë më i dështuar se kurrë.

Ky vendim jo që nuk do të mundë të realizojë shkatërrimin  e opozitës, por do ta mobilizojë atë nën moton ‘o sot o kurrë’ duke i dhënë përgjigje të merituar.”, tha ai.