Vendosni fjalën kyçe....

Masa ndaj Berishës/ A është i frikësuar Ilir Meta? Kreu i PL-së: Nuk kam asnjë shqetësim


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për gazetarët, është pyetur a është vetë i frikësuar, pasi aleati i tij i ngushtë, ish kryeministri Sali Berisha po shkon drejt arrestimit.

“Nuk kam asnjë shqetësim. Edhe vetë zoti Berisha ka qenë i hapur të bashkëpunojë me drejtësinë, ai ka kontenstuar rrugën që është ndjekur në mbrojtje të parimeve kushtetuese, jo si privilegj, por si mbrojtje që i jep vetë Kuvendi.

Të gjithë e dimë se janë aplikuar standarde të dyfishta, zoti Berisha nuk është deputet i zakonshëm, është lider i forcës kryesore opozitare.

Sa më takon mua, nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë shqetësim. Miti i të paprekshmëve, mendoj se kjo është një përrallë.”, theksoi ai.