Vendosni fjalën kyçe....

Meta akuza ndaj SPAK-ut: Po vepron me regji, porositë i merr nga Rama në kongreset e PS


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi akuza ndaj SPAK, duke deklaruar se po vepron sipas direktivave të dhëna nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij, në Kongresin e fundit të PS qartësisht po jepte udhëzime për Prokurorinë e Posaçme.

Sipas Metës, edhe hetimet mes rradhëve të socialistëve janë të planifikuara nga Rama për të dhënë idenë se po ndëshkohen të dyja palët.

“Porositë janë dhënë dhe jepen nga kongreset e Partisë. Porositë janë publike dhe të qarta. Përpjekja për të krijuar iluzion sikur po goditen të dyja palët, është një regji e Edi Ramës. 

Sepse edhe në kohën e komunizmit goditeshin ministra, por kjo nuk bënte gjë tjetër veçse i shërbente regjimit. 

Edhe sakrifikimet e personave të caktuar, nuk janë gjë tjetër veçse një regji për të vazhduar të gjitha aferat. Përfituesi kryesor në gjithë këtë histori është Edi Rama”- u shpreh Meta.