Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshimi i Rregullores dhe ligji për Komisionet Hetimore, Meta: Goditje ndaj opozitës dhe pluralizmit në vend


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thekson se ndryshimi i Rregullores së Kuvendit dhe ligji i ri për komisionet hetimore, synon të godasë parlamentarizmin në Shqipëri.

“Pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e Kuvendit ku deputetët mund të përjashtohen deri në 2 muaj, që synon asgjësimin e parlamentarizmit dhe pluralizmit në vend dhe që shkel të drejtat që ia garanton Kushtetuta. Këto ndryshime e kthejnë më tej Rregulloren e Kuvendit në një mjet arbitrar.

Njëkohësisht, edhe ndryshimet që u bënë në ligjin për komisionet hetimore synojnë edhe më tej për të minuar parlamentarizmin. Ky bllokim i komisioneve hetimore është tregues i qartë dhe i frikës që thellë që mazhoranca ka sepse është e zhytur thellë në një korrupsion galopant”, tha më tej Meta.