Vendosni fjalën kyçe....

Njëmbëdhjetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga të shtënat në universitetin e Pragës (Foto&Video)


 

Shërbimet e shpëtimit mjekësor të Pragës ndanë informacione të reja për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve:

“11 të vdekur përfshirë sulmuesin, 9 të plagosur rëndë, 5-6 të plagosur mesatarisht rëndë, deri në 10 të plagosur lehtë. Numrat mund të ndryshojnë ende.” – njofton policia, duke shtuar se personi i armatosur ishte “eliminuar”, sipas The Guadian.

“E gjithë ndërtesa aktualisht është duke u evakuuar dhe në vendngjarje ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur”, tha policia në rrjetin X rreth orës 16:00.

Incidenti ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike.

Videot e publikuara në rrjetet sociale dukeshin se tregonin njerëz që po largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Siç shihet nga këto foto, autori është i pozicionuar dhe qëllon nga një distancë. Në pamje të parë duket se arma është një snajper.

 

foto galeri

Fdsgsdfgsfdg

1703173061_kjs.jpg

“Qëndroni, mos shkoni askund, nëse jeni në zyra, mbyllini ato dhe vendosni mobiljet para derës, fikni dritat”, thuhej në një email dërguar stafit në universitet.

Një video e filmuar gjatë momentit të sulmit tregon momentin kur disa studentë janë fshehur brenda një prej klasave për t’iu shmangur të shtënave.