Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi i vullkanit në Islandë çan vijën 4 kilometra, llava përvëluese shpërndahet gjithandej (Video)


Pak ditë pas shopërthimit të vullkanit në Islandë, një e çarë rreth 4 kilometra e gjatë është vërejtur ndërsa llava fluturoi lart e u derdh rrugëve.

Shpërthimi pritej prej kohësh megjithatë pamjet kanë qenë spektakolare.

Vullkani nisi me një sërë tërmetesh të forta dhe rreth një orë më vonë u shfaqën burime llave nga të çarat në tokë. Çarja është tashmë rreth 4 kilometra e gjatë, me llavën që rrjedh me një shpejtësi prej rreth 100 deri në 200 metra kub në sekondë.

Që nga fundi i tetorit, gadishulli Reykjanes i Islandës jugperëndimore ka përjetuar një veprimtari të fortë gjeologjike.

Tërmetet ishin preludi i një shpërthimi dhe në përgatitje për të, qyteti i peshkimit Grindavik u evakuua, duke lënë 4000 banorë në strehim të përkohshëm. Banja gjeotermale e afërt Blue Lagoon, një atraksion i njohur turistik, u mbyll gjithashtu për arsye sigurie.

Çarja ndodhet disa kilometra nga dy vendet, por ekspertët nuk mendojnë se ka ndonjë rrezik për asnjërën tani për tani. Qyteti i Grindavik ka pësuar dëmtime me çarje të rrugëve pasi grumbullimi i magmës ndodhi nën gadishullin Reykjanes.