Ndërrimi i viteve i gjen ne kasollen pranë shpellës pa lodra, pa dritë e sigurisht pa bukë.
Kjo është drama e familjes Tralo që kalon cdo imagjinatë dëshpëruese në fshatin
Peshtan të Tepelenës. Ervini me bashkëshorten dhe dy femijët e mitur e pret 2024 në nië kasolle të improvizuar pranë shpellës, si shtëpi pa kushte elementare për jetesë. Ai nuk kerkon shumë, thjesht një strehë ku fëmijët e tij të jetojnë normalisht. Bashkëshortja përgjigjet shkurt, pasi nuk mund të thuash shumë në kushtet e saj. Ndërsa fëmijët që shkojnë në shkollë mes baltës duan vetëm një shtëpi dhe pak bukë. Edhe pse kanë trokitur në dyert e Bashkisë Tepelenë, familjen Tralo askush nuk e ka mbështetur. E vetmja ndihme janë borxhet që marrin e që i lajnë sa herë shesin bimet medicinale të mbledhura në lartësitë e malit Golik.
Pamjet në video janë treguesi i dhimbshëm jetësor i familjes Tralo.
VINI RE: Artikulli është pronë intelektuale e Jugu lajm