Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Rexhep Arapi i njohur ndryshe si Kep Arapi.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Arapi është përfshirë në një tentativë për vrasje me ish-shefin e Komisariatit tashmë të arrestuar për përgjimet në SKY, Dedan Gjoni.
Rexhep Rapi, i njohur si ‘Kep Rapi’ është arrestuar nga forcat speciale të Tiranës me urdhër të SPAK. Arrestimi i tij është bërë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Sukth
Gjatë operacionit të sotëm janë arrestuar edhe nipi i tij Arapit dhe ish-punonjës policie.
Ndërkohë Shqiptarja.com raporton se gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person. Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda.
Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi.