Presidenti amerikan Joe Biden do ishte një kandidat më i mirë se paraardhësi i tij Donald Trump, edhe nëse do ishte plotësisht i paaftë, ka sugjeruar aktori ikonë amerikan Robert De Niro.
Në një intervistë me revistën ‘Rolling Stone’ të mërkurën, De Niro, 80 vjeç, u përgjigj pozitivisht kur u pyet nëse mendonte se Biden do ishte “djali i duhur” për të mposhtur Trump-in, i cili shihet gjerësisht si kryesuesi mes kandidatëve republikanë në zgjedhjet presidenciale të 2024.
“Mendoj se edhe nëse Biden do ishte në një barreelë dhe nuk mund të lëvizte asgjë përveç syve të tij për të thënë ‘po’ ose ‘jo’, ai është personi ynë. Nuk ka asnjë mënyrë që ai të mos jetë njeriu për të rrëzuar Trump-in”, tha aktori fitues i Oskarit.
Sipas De Niros, kandidatja republikane presidenciale Nikki Haley, e cila dikur shërbente si ambasadore e SHBA-së në OKB në kohën e Trump-it, mund të hyj në lojë dhe “të paktën ta largojë atë” dhe të bëhej kandidatja republikane.
“Por Biden është njeriu më i mirë në këtë pikë,” tha ai, duke shtuar se “ne kemi nevojë për gjithçka për të hequr qafe Trump.”
Aktori me famë botërore, i cili fitoi dy Oscar për rolet e tij në ‘The Godfather Part II’ dhe ‘Raging Bull’ dhe njihet edhe për interpretimet e tij në ‘Goodfellas’ dhe ‘Casino’, ka qenë një kritik i ashpër i Trump-it.
Ai njihet si kundërshtar i rreptë i Trump-it dhe këtë gjë e ka shprehur publikisht në shumë raste.