Vendosni fjalën kyçe....

Britani, hakeri që publikoi foto nga videoloja GTA 6 dënohet me burgim spitalor pa afat


Hakeri Arion Kurtaj, i cili shpërndau në mënyrë të paligjshme në internet imazhet e videolojës GTA VI, e cila pritet të publikohet në Britani të Madhe në vitet e ardhshme, është dënuar me një dënim spitalor pa afat, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të BBC, gjyqtari deklaroi se dëshira dhe aftësia e Kurtajt për të kryer krime kibernetike është rrezik për publikun dhe e dënoi Kurtajn me dënim spitalor pa afat.

Mësohet se Kurtaj do të qëndrojë në spital derisa të konstatohet se është një individ i shëndoshë që nuk përbën rrezik për shoqërinë.

Kurtaj, anëtar i grupit të hakerëve “Lapsus$” gjatë kontrolleve të tij shëndetësore deklaroi se “dëshiron t’i kthehet kryerjes së krimit kibernetik sa më shpejt të jetë e mundur”.

Rockstar, kompania që posedon videolojën GTA VI, tha në gjykatë se aktivitetet e Kurtajt u shkaktuan atyre humbje prej 5 milionë dollarësh.

Edhe pse i është konfiskuar laptopi, Kurtaj vodhi 90 imazhe GTA VI nga Rockstar me pajisjen e tij Amazon Firestick dhe celularin dhe i publikoi në rrjetet sociale.

Kurtaj, i cili depërtoi në sistemin e mesazheve Slack të përdorur nga kompania tha se: “Nëse Rockstar nuk më kontakton përmes Telegramit brenda 24 orëve, unë do të publikoj kodet e lojës”.

Ai i shpërndau kodet në një forum pas skadimit të kohës.

Pamjet e publikuara nga Kurtaj janë ndjekur nga 128 milionë njerëz në 4 ditë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AA.