Gjykata e Posaçme do të zhvillojë më 26 dhjetor seancën për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Data është caktuar ndërkohë që një ditë më parë, Kuvendi i hoqi atij imunitetin dhe brenda dy orëve i dërgoi Prokurorisë së Posaçme aktin duke e njohur me vendimin e marrë.
Spak ka kërkuar për Berishën masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi”.
Berisha refuzoi masën e sigurisë detyrim me paraqitje me pretendimin se masa ishte vendosur në mënyrë të paligjshme nga GJKKO, pasi nuk kishte kërkuar më parë vendimin e Parlamentit për imunitetin.
Berisha u vu nën hetim për veprën penale të korrupsionit në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e kompleksit “Partizani”.