Policia e Shkodrës ka dhënë detaje nga plagosja që ndodhi pasditen e sotme.
Sipas bluve, të lënduar kanë mbetur dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autori i plagosjes së dyfishtë është një 14-vjeçar me iniciale E.K, i cili është shpallur në kërkim nga policia dhe po vijon puna për kapjen e tij.
“Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon kontrollolli i zonën, për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.