Rexhep Rapi, i njohur dhe si “Kepi Rrapi’ ishte arrestuar më 31 mars 2023 në aeroportin ‘Nënë Tereza’ me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ai u ndalua teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.
Ndaj tij Gjykata e Apelit e Genovas në Itali e kishte dënuar me 7 vjet për për veprën penale “Organizimi i emigracionit të paligjshëm dhe I kishin mbetur për të vuajtur dhe 4 vite të tjera burg.
‘Kep Rapi’ akuzohet se ka bashkëpunuar me ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë, Dedan Gjonin për tentativën e vrasjes ndaj Xhevdet Plakut, si një hakmarrje pasi ky i fundit ishte një prej të akuzuarve për vrasjen e Sali Rapit të ndodhur në 2014-ën në Itali.
Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi.
Ndërkohë sot 60-vjeçari i njohuri si i forti i Durrësit u prangos në banesën e tij në Sukth me urdhër të SPAK.
Dy vjet më parë, më 30 korrik të 2021, Rexhep Rapi u arrestua me armë në lokal.
Gjithashtu detaje të reja janë mësuar nga operacioni i SPAK ku është zbardhur tentativa e vrasjes së Xhevdet Plakut, i njohur edhe si ‘Akili’ që drejton një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës.
Gjykata e Savonës asokohe shpalli të pafajshëm Besnik Adrian Plakun dhe Xhevdet Plakun të cilët akuzoheshin për vrasjen. Sali Rapi u vra me dy plumba pistolete kalibër 7,65 mm, kjo armë nuk u gjet kurrë. Dëshmitari Alfred Hasa, pasi doli nga spitali, u zhduk pa lënë gjurmë, kështu që dëshmia e tij nuk mund të konfirmohej në sallën e gjyqit.
Por kush është Xhevdet Plaku, ‘Akili’?
38-vjeçari i cili përdorte 25 identitete, njihet edhe si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami dhe pakove iu vinte emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda. Zakonisht emra të markave të shtrenjtave të drogës duke nënkuptuar cilësinë e lartë të saj.
“Hermes” ishte kokaina më e pastër e më pas vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’. Në nëntor të vitit 2018 u arrestua në Holandë së bashku me 56 persona të tjerë, anëtarë të tre bandave të tjera por që ishin të lidhura së bashku dhe që shef kishin Xhevdet Plakun.
Më tej është zbuluar dhe identiteti i personit të katërt, që bashkëpunoi me Kep Arapin në organizimin e atentatit për të eliminuar Xhevdet Plakun.