Vendosni fjalën kyçe....

Emërohet drejtori i ri në burgun e Peqinit, Florenc Doka do zëvendësojë Kamber Hoxhën


Florenc Doka është emëruar drejtori i ri i burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Emërimi i Dokës është firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Doka do zëvendësojë Kamber Hoxhën i arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj.

Florenc Doka më herët ka qenë pjesë e sistemeve të burgjeve. Doka është prezantuar nga drejtori Admir Abrija.