Vendosni fjalën kyçe....

Incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Blushi i tregon prangat Veliajt (Video)


Ka nisur me incident mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku do miratohet buxheti për vitin 2024.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka ndërprerë mbledhjen ndërkohë që po fliste kryebashkiaku Veliaj duke i vënë një palë praga në tavolinë.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak Romina Kuko kërkoi ndërhyrjen e policisë për ta nxjerrë jashtë Blushin.