Gjykata Kushtetuese nuk e ka legjitimuar padinë e kreut të PD-së Basha për marrëveshjen mes kryeministrit Rama e homologes italiane Meloni për ngritjen në Shqipëri të një kampi për pritjen e trajtimin e emigrantëve. Sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk provohet interesi i drejtpërdrejtë i PD-së për çështjen e ngritur që do kishte pasoja negative për për statusin ose funksionet e saj.
“PD nuk legjitimohet t’i drejtohet gjykatës pasi nuk provohet interesi i saj i i drejtëpërdrejtë në çështjen e ngritur, në kuptimin që protokolli të ketë pasoja negative për statusin ose funksionet e saj, ndaj vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, që do të thotë se pretendimet e kushtetueses nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre” – thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Një padi në Gjykatën Kushtetuese mund të bëhet nga presidenti, kryeministri ose 1/5-ta e deputetëve.
Marrëveshja në fjalë është pezulluar përkohësisht derisa Gjykata Kushtetuese ta marrë në shqyrtim pas kërkesës së bërë nga 30 deputetë demokratë të grupit Berisha-Bardhi.