Vendosni fjalën kyçe....

Lufta Izrael-Hamas, diskutime në sallën e OKB: Ja pse armëpushimi në Gaza nuk do të funksionojë


Këshilli i Sigurimit në OKB miratoi sot rezolutën e propozuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për rritjen e ndihmave humanitarë në Gaza, ndërsa përfaqësuesit në sallë kanë diskutuar më tej për situatën e krijuar prej 7 tetorit në Lindjen e Mesme.

“Sot ky këshill foli. Por ne e dimë se vetëm përparimi në terren mund t’i kthejë këto fjalë në veprim, kështu që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me OKB-në, me grupet humanitare dhe vendet në rajon për të marrë më shumë ndihma humanitare në Gaza për të siguruar lirimin e pengjeve dhe për të punuar drejt një paqeje të qëndrueshme”, tha ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

“Një armëpushim nuk do të zgjasë nëse Hamasi është ende në gjendje të operojë në tunele dhe të lëshojë sulme me raketa,” deklaroi nga ana tjetër ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Barbara Woodward.

“Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit është i fortë pasi Izraeli përballet me kërcënimin nga Hamasi. Në fund të fundit, ne mbështesim një zgjidhje me dy shtete që garanton siguri dhe stabilitet të vërtetë si për popullin izraelit ashtu edhe për atë palestinez”, vazhdoi ajo.