Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Jashtëm italian viziton Shqipërinë, në fokus marrëveshja për emigrantët


Antonio TAJANI – EP President Facebook live chat

Ministri i Jashtëm i Italisë do zhvillojë një vizitë ditën e sotme në Shqipëri.

Në fokus të vizitës duket se është marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

Diplomati italian pritet të vizitojë edhe Shëngjinin zonën ku sipas marrëveshjes do ndërtohet kampi i cili do trajtojë emigrantët e mbërritur fillimisht në Itali nëpërmjet anijeve.

Marrëveshja për emigrantët u nënshkrua më 6 nëntor mes Kryeministrave Rama-Meloni.

Më pas kjo marrëveshje para se të miratohej në Kuvend u çua në Gjykatën Kushtetuese nga deputetë të opozitës.

Gjykata Kushtetuese më 13 dhjetor mori në shqyrtim kërkesën e 30 deputetëve të PD-së duke pezulluar fillimisht procedurën për miratim në Kuvend

Më 18 janar 2024 do të mbahet seanca e parë ku palët do paraqesin pretendimet e dyre dhe më pas brenda 3 muajve Gjykata Kushtetuese do duhet të dalë me një vendim mbi marrëveshjen.