Një milioner britanik është liruar në Ekuador pasi u rrëmbye nga një bandë kriminale e lidhur me një kartel droge, që i vendosi të dashurës e tij një jelek shpërthyes për të marrë paratë e shpërblesës nga familja e tij.
Banda ‘Los Tiguerones’, rrëmbeu Armstrong-un dhe të dashurën e tij, Katherine Paola Santos, pasi Armstrong kundërshtoi t’i paguante një tarifë mujore mbrojtjeje, bandës. Armstrong dhe Santos u rrëmbyen të shtunën nga 15 burra të armatosur, u futën me forcë në pjesën e pasme të një makine dhe u dërguan në pjesë të panjohura.
Santos u lirua nga banda dhe u dërgua te djali i Armstrong-ut për të kërkuar shpërblim, e veshur me një jelek shpërthyes. Asaj iu tha nga banda se, nëse shpërblimi nuk paguhej, jeleku do shpërthehej.
Një video e ekspertëve të asgjësimit të bombave duke hequr jelekun u publikua më vonë në internet. Vetë Armstrong u kap nga policia në një rrugë aty pranë, pas një përpjekjeje ndërkombëtare për ta liruar që u krye nga inteligjenca britanike.
Banda e ‘Los Tiguerones’ është ndër më të fuqishmet në Ekuador, madje është degëzuar në Perunë fqinje. Ata mund të identifikohen nga tatuazhet e tyre, një tigër me një beretë, por janë gjithashtu të famshëm për lidhjen e tyre me kartelin famëkeq Jalisco Neë Generation (CJNG) nga Meksika.