Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet pema e Krishtlindjes në Belgjikë, i merr jetën një 63-vjeçareje


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë, ku rrëzimi i një peme Krishlindjeje i ka kushtuar jetën një gruaje 63- vjeçare që po kalonte pranë saj.

Pema e lartësisë prej 20 metrash është rrëzuar për shkak të erës së fortë duke plagosur edhe dy persona të tjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një panair Krishtlindjesh në një qytet rreth 50 kilometra larg Brukselit.

Në rrjetet sociale u publikuan pamje që tregojnë rrëzimin e pemës e cila bie mbi njerëzit.

“Shpërthimet e erës dhe shiu i madh bënë që pema të rrëzohej”, tha kryebashkiaku Marnic De Meulemeester.

“Pati një erë dhe papritmas pema ra”, tha dëshmitari okular Frederic Verkursh.

“Një infermiere që ishte e pranishme na koordinoi derisa mbërritën mjekët. Disa ngritën majën e pemës dhe disa të tjerë hynë poshtë për të nxjerrë të bllokuarit. Një grua është plagosur në këmbë, një në krah dhe e treta është në gjendje shumë të rëndë.’

Tashmë autoritetet po merren me hetimin e ngjarjes nëse pema ka qenë e siguruar siç duhej apo jo.