Vendosni fjalën kyçe....

Rusia do ndërtojë qendrën gjigante të minierave të kriptove në Afrikë


Furnizuesi rus i minierave të Bitcoin, BitСluster po ndërton një qendër të dhënash 120 megavat (MW) në Etiopi, ka njoftuar kompania në faqen e saj të internetit.

Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar të enjten, objekti do vendoset në kryeqytetin Addis Abeba, në territorin e nënstacionit të tensionit të lartë ‘Kilinto’ dhe do ketë një sipërfaqe prej 30,000 metrash katrorë.

Vënia në punë e qendrës së re të të dhënave do bëhet në janar 2024, tha BitСluster, duke vënë në dukje se transformatorët janë duke u lidhur tashmë.

Raporti theksoi se kushtet inxhinierike dhe teknike të qendrës së të dhënave plotësojnë kërkesat e pajisjeve më moderne të minierave.

“100% e energjisë elektrike të qendrës së të dhënave vjen nga burime të rinovueshme të energjisë, veçanërisht nga Grand Ethiopian Renaissance Dam, projekti më i madh hidroenergjetik në Afrikë, me një kapacitet prej 5.15 GW”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Infrastruktura e re energjetike e nënstacionit të tensionit të lartë ‘Kilinto’ thuhet se do sigurojë “furnizim të pandërprerë me energji elektrike të objektit’.

BitCluster vuri në dukje se shkalla e projektit e lejon atë të jetë një qendër shërbimi me cikël të plotë, duke kursyer kështu kohë dhe para për rregullimin e pajisjeve të gabuara në shtëpi, gjë që e bën minierën më efikase.

“Etiopia, me potencialin e saj hidroenergjetik, do bëhet padyshim një vend i ri tërheqës për minierat globale të kriptove,” parashikoi bashkëthemeluesi i BitCluster Sergey Arestov.