Vendosni fjalën kyçe....

16-vjeçari grek vrau me thikë babanë e tij të moshuar


Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku një 16-vjeçar vrau me thikë babanë e tij të moshuar.

Mediat greke bëjnë me dije se autori e goditi të atin 71-vjeçar disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar vdekjen. Policia dhe mjekët nuk patën asnjë shans kur shkuan në shtëpinë e viktimës për t’i dhënë ndihmën e parë.

Mësohet se pas arrestimit, adoleshenti ka deklaruar se e vrau babanë pasi ai ishte i dhunshëm ndaj familjes dhe kishte rrahur atë, vëllanë si edhe nënën. Madje, adoleshenti tregon se vëllai 18-vjeçar kishte ikur nga shtëpia dhe jetonte në lagje tjetër të Athinës.

Ai tha para policëve se para krimit kishte takuar vëllanë e tij dhe më pas ishte kthyer në shtëpi. Ai qendroi rreth orës 21:00 pas derës dhe e qëlloi të atin disa herë më thikë pasi ai u kthye në shtëpi.