Vendosni fjalën kyçe....

34-vjeçarja në Florida përdhunon për 10 vite vëllanë autik të bashkëshortit, sjell në jetë fëmijën e tij


Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Florida të SHBA -ve. Një grua 34-vjeçare është arrestuar pasi ka përdhunuar vëllain e vogël autik të të shoqit dhe ka sjellë në jetë fëmijën e tij pasi tha se “e bënte të ndihej mirë”.

Ndërkohë, ajo kishte lajmëruar policinë për të pretenduar se ishte sulmuar seksualisht .

Marshallët amerikanë arrestuan Amanda Brooks në fillim të këtij muaji me një urdhër sulmi seksual që u hetua nga Zyra e Sherifit të Qarkut Monroe . Brooks u akuzua për abuzim seksual me një person me aftësi të kufizuara zhvillimore mbi moshën 18 vjeç, duke dhënë informacion të rremë për zbatimin e ligjit dhe për paraqitjen e një kallëzim të rremë.

Sipas gazetës “The Keys Citizen” , sulmi ka ndodhur në vitin 2022 . Një urdhër arresti thotë se Brooks kontaktoi me policinë e Qarkut Monroe dhe raportoi se ishte sulmuar seksualisht nga burri i saj dhe vëllai i tij më i vogël. Mediat lokale thonë se Brooks i tha departamentit se ajo ishte “detyruar” të përfshihej në aktivitete seksuale dhe se ajo ishte ” abuzuar verbalisht dhe psikologjikisht” në shtëpinë e tyre. Ajo dhe burri i saj ishin të vetmit kujdestarë për vëllain e tij , u tha ajo hetuesve.

Për shkak të kësaj, Brooks dhe fëmijët e saj u larguan nga shtëpia e tyre për në Orlando dhe paraqitën një kallëzim në policinë lokale . Ajo gjithashtu dorëzoi emaile dhe mesazhe me miqtë, të cilat e portretizonin atë si një “viktimë abuzimi” nga familja e të shoqit, për të cilin ajo pretendonte se e ngacmonte pasi u largua me fëmijët e saj .

Korrikun e kaluar, kthesa e madhe në këtë çështje erdhi kur vjehrra e Brooks kontaktoi policinë dhe deklaroi se djali i saj ishte viktima në këtë rast. Ajo pretendoi se Brooks hyri në dhomën e tij disa herë dhe e sulmoi atë në mënyrë sistematike për dhjetë vjet, sipas policisë. Burri i saj thuhet se ka kundërshtuar shpesh, duke i thënë disa herë se ” ne nuk duhet ta bëjmë këtë” .

Viktima i tha policisë se Brooks i tha atij “të heshtë “, ” mos i trego askujt dhe se “ishte në rregull, sepse e bënte të ndihej mirë.”

Burri i Brooks mohoi të ketë pasur ndonjë përfshirje seksuale me të gjatë kësaj kohe .

Në shtator të vitit të kaluar familja u njoftua se 34-vjeçarja ishte shtatzënë dhe kishte sjellë në jetë fëmijën e saj në janar të këtij viti. Departamenti i Zbatimit të Ligjit në Florida kreu testin e ADN-së mbi viktimën dhe fëmijën e gruas dhe konfirmoi se i abuzuari ishte babai biologjik.

Brooks aktualisht po mbahet në burgun e Monroe County me një garanci prej 150,000 dollarësh, sipas të dhënave të arrestimit