Më tepër se 700 veta nga personeli i Airbus Atlantic besohet të jenë helmuar pas darkës së Krishtlindjeve të kompanisë, kanë thënë autoritetet shëndetësore në Francë. Punëtorët nga vendi i grupit të hapësirës ajrore në Francën perëndimore, vuajtën nga të vjellat dhe diarreja, sipas agjensisë shëndetësore ARS.
Airbus Atlantic është një degë e prodhuesit më të madh të avionëve në botë, Airbus, dhe punëson 15,000 njerëz në pesë vende.
ARS nuk dha detaje rreth asaj se çfarë ushqimi mund t’i ketë bërë njerëzit të sëmurë në darkën e cila u zhvillua javën e shkuar, por ajo tha të premten se droguesit treguan ‘shenja klinike të të vjellave apo diarresë’.
Kanë nisur hetimet për të gjetur burimin e helmimit masiv ushqimor, i tha organizata agjensisë së lajmeve AFP. Grupi më i gjerë Airbus punëson 134,000 vetë dhe ofron prodhime e shërbime në industritë e avionëve, helikopterëve, mbrojtjes, hapësirës dhe sigurisë.
Në një incident tjetër në Francë këtë vit, një numër njerëzish u sëmurën dhe një shtetas grek vdiq, pasi kontraktoi botulizmin e rrallë të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi në një restorant në Bordo.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC.